Kronikë

Në gjendje të dehur e me shpejtësi deri në 187km/h, policia pezullon 43 patenta, arreston 8 shoferë, gjobiten 1898 drejtues mjetesh në 24 orë

29 Korrik 2021, 16:34| Përditesimi: 29 Korrik 2021, 16:47

  • Share

Në 24 orët e fundit kanë rënë në prangat e Policisë 8 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, ku 4 prej tyre po drejtonin pa patentë dhe 4 të tjerë ishin duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Në një njoftim për mediat, Policia bën me dije se janë pezulluar 43 patenta, 31 prej tyre për shpejtësi deri në 187 km/h, përkatësisht gjatë kontrolleve në Bypass-in e Fierit. Ndërkaq, 12 patenta të tjera janë pezulluar për shkak se shoferët po drejtonin mjetin në gjendje të dehur.

Në të gjithë vendin janë gjobitur 1898 drejtues mjetesh pasi thyen rregullat, ku 211 prej tyre janë gjobitur pasi kanë lëvizur në koristë e emergjencave e autobusëve.

Ndërkaq, 224 shoferë të tjerë janë gjobitur për parakalime të gabuara, 212 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 200  për mosvendosje të rripit të sigurimit dhe 205 për shpejtësi mbi normat e lejuara. Teksa 659 drejtues mjetehs janë gjobitur për parking në vende të gabuara.

Burime zyrtare bëjnë me dije se edhe drejtuesit e motomjeteve nuk iu kanë shpëtuar kotrollrolleve të Policisë, ku 187 prej tyre janë gjobitur pasi kanë lëvizur pa kaskën mbrojtëse.

Policia apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor në mënyrë që të shmangen aksidentet, si edhe ato me pasojë fatale.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?