Sherr mes të dehurve në Durrës, i riu plagos me thikë 50-vjeçarin, arrestohet

18 Janar 2022, 16:25| Përditesimi: 18 Janar 2022, 17:59

  • Share

Një sherr mes dy personave të dehura ka ndodhur në |Durrës ku ka përfunduar me plagosjen me thikë të njërit prej tyre. Ngjarja ka ndodhur rreth  orës 16:00, në lagjen nr. 1, Durrës.

Fatjon Vrioni, 36 vjeç, pas sherrit ka nxjerrë thikën dhe ka plagosur 50-vjeçarin Artan Kazazin. Dy personat fillimisht u përfshinë në një debat, që më pas degradoi edhe në përplasje fizike.

I plagosuri është dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka arrestuar 36-vjeçarin, ndërsa vijon hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?