Xi Jinping

Në gazetën e partisë harruan të vendosin emrin e Xi Jinping në një shkrim, tërhiqen urgjent për t'u shkatërruar tre milionë kopje! Gati masat

7 Prill 2023, 13:24| Përditesimi: 7 Prill 2023, 14:52

  • Share

PEKIN-Të harrosh të përmendësh emrin e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Komuniste të Kinës (kreu i Partisë dhe i shtetit) nuk është kurrë një ide e mirë. Aq më tepër nëse javët e fundit propaganda e PKK-së ka nisur një fushatë tjetër për të promovuar studimin e të menduarit të liderit.

Gabimin e pabesueshëm nuk e ka bërë as më pak e as më shumë sesa Gazeta Popullore, vetë gazeta zyrtare e Partisë. Në faqen 5 të botimit të 30 marsit shkoi për botim fjalia: “Komiteti qendror me shokun në krye”. Në fakt, pas fjalës shok, redaktorët harruan të fusin emrin e Xi Jinping.

Rezultati: tre milionë kopje të freskëta të shtypura tërhiqen menjëherë dhe bëhen gati për t'u shkatërruar. Kush e di se çfarë tërheqje veshi - për ta thënë butë - do të ketë marrë regjisori dhe redaktorët. Në gjuhën kineze të shkruar nuk ka shkronja të mëdha ose ndarje midis fjalëve dhe çdo karakter ka kuptime të shumta të mundshme. Për këtë arsye, redaktorët e gazetave kontrollojnë të paktën tre herë që emri i një drejtuesi të mos thyhet midis rreshtave në faqosje.

Faqja e Radio Free Asia ishte e para që vuri re gabimin. E cila kujton se si "drafti përfundimtar i çdo artikulli nga media zyrtare kineze duhet t'i nënshtrohet pesë ose gjashtë rishikimeve përpara se të publikohet, por askush nuk duket se e ka parë gabimin. Në Kinë, raportet nga media zyrtare ndjekin rregulla shumë strikte në lidhje me emrat, titujt dhe pozitat e zyrtarëve”.

Kjo është arsyeja pse heqja e emrit të Xi-t është një gabim kaq i rëndë, i cili me siguri do t'i shohë redaktorët e përfshirë të shkarkohen, degradohen ose gjobiten. Vetë redaktori i gazetës, Tuo Zhen, mund ta paguajë.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?