Në garë për zgjedhjet vendore të 14 majit, Belind Këlliçi dhe Luçiano Boçi dorëzojnë zyrtarisht mandatin e deputetit

24 Mars 2023, 12:41| Përditesimi: 24 Mars 2023, 13:49

  • Share

Deputetet e Rithemelimit, Luçiano Boçi dhe Belind Këlliçit kanë dorëzuar sot zyrtarisht zota mandatin e deputetit, pasi do të garojnë në zgjedhjet vendore të cilat do të mbahen më 14 maj. Luciano Boçi pati fjalimin e fundit enjten në seancën plenare.

‘Po e dorëzoj sot mandatin me kushtin që të jem më pranë njerëzve të mi, qytetarëve të Elbasanit. Një mekanizëm që vret besimin dhe shpresën e qytetarëve. Këtu jam ballafaquar me kundërshtar luftarak dhe me kolegë... i kam falur shpifjet me idenë se falja është hyjnore. Ky vend më ka pëlqyer për dinamikën, të bukurën e politikës dhe të shëmtuarën e saj.’- tha Boçi.

Edhe Belind Këlliçi ka dorëzuar mandatin e deputetit edhe pse fati i tij për garën në Bashkinë e Tiranës është në udhëkryq. Ai renditet si kandidat i rithemelimit të Sali Berishës që KQZ organi që certifikon zgjedhjet nuk e njeh si subjekt zgjedhor madje e ka përjashtuar edhe nga koalicioni me të cilën tentoi të regjistrohet.

Të tjerë deputetë do të japin dorëzojnë mandatet në ditët në vijim, teksa ditën e hënë do të jetë lista përfundimtare deputetëve që largohen dhe atyre që marrin mandatet. Në radhët e opozitës pritet largimi nga Kuvendit edhe të Zef Hilës në Vaun e Dejës dhe Ramadan Likës. PS pritet në 25 mars zyrtarizojë emrat, por prej tyre pritet të lënë mandatet Benet Beci për Shkodrën dhe Besjan Ajazi për Gramshin.

Me largimin e Benet Becit, karrigen në Kuvendin e Shqipërisë do ta zërë Ilir Beqaj, i cili ishte kandidati i 4-t më i votuar në zgjedhjet e 25 prillit. Zef Hila do të lërë mandatin e deputetit për të garuar për bashkinë e Vaut të Dejës ndërsa vendin e tij në Kuvend pritet ta zërë Ludovik Hasani. Në vendin e Luçiano Boçit do të ulet si deputet Qani Xhafa.

Lëvizjet që do të sjellin deputetë të rinj në Kuvend
Benet Beci - Ilir Beqaj
Besjan Ajazi - Shkëlqim Bullari
Luçiano Boçi - Qani Xhafa
Belind Këlliçi - Asllan Dogjani
Zef Hila - Ludovik Hasani
Ramadan Lika - Izmira Ulqinaku

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tahir tarfyci: 24/03/2023 14:07

    Sa mir do ishte te ishin edhe ca te tjer se po han qyl me taksat e shqipetareve,pa ber asgje. Mbas dt. 14 do I shohim rrugeve duke then na i vodhi Cubi i gjate. Eh sa gjynah,me dhimen shum keta ushtaret e bindur te sali qenit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?