Në garë Lulzim Basha e Gjergji Hani, nis sot fushata për kreun e PD! Lista e anëtarëve mbetet ende dilemë

24 Qershor 2023, 12:35| Përditesimi: 24 Qershor 2023, 15:06

  • Share

 

Mes paragjykimeve se gara është e paracaktuar dhe përballë rezistencës së fortë të grupit të deputetëve se nuk duhej të kishte zgjedhje, gara për kreun e ri të PD hyn tashmë në një fazë tjetër, ku fjalën e kanë kandidatët.

Duke nisur nga e shtuna, Lulzim Basha dhe i vetmi kandidat përballë tij, Gjergji Hani nisin fushatën për të bindur demokratët për t’i besuar, të parit për të disatën herë, drejtimin e partisë. Fushata do të zgjasë nga 24 qershori deri më 27 korrik, sic vendosi mes debateve kryesia e PD-së në mbledhjen gati 10 orëshe.

Report Tv mëson se fushata e dy kandidatëve do të shtrihet në dy rrafshe, debatet me praninë mediatike dhe takimet e mbyllura.

Këto të fundit nisin këtë të shtunë, fillimisht me themelues, figura te shquara në vite të PD, e qëndrestarë.

Fushata, do të përfshijë të paktën 6 debate të 2 kandidatëve përballë njëri-tjetrit.

Zgjedhjet e 29 korrikut për kreun e ri të PD, që me gjasë do të rikthejnë Lulzim Bashën aty ku e la më 21 mars të 2022, po zhvillohen mes një sërë paqartësish për rrugën statutore dhe ajo që është më kryesorja, listën e anëtarësisë. Cilët do të jenë anëtarët që do të votojnë më 29 korrik, në kushtet kur PD është e ndarë tashmë në 3 pjesë. 

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ledina: 24/06/2023 16:09

    Lulka eshte leter e djegur, le te provojme Gjergji Hanin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?