Kupa e Shqipërisë

Në fushë skuadrat elitare, Kupa e Shqipërisë rikthehet me fazën e 1/8

23 Janar, 10:22| Përditesimi: 23 Janar, 10:24

  • Share

Kupa e Shqipërisë do luajë këtë të mërkurë ndeshjet e raundit të 1/8. Më 24 janar duelet luhen në dy orare të ndryshme, ndërsa edhe klubet e Superligës do zbresin në fushë.

Kjo fazë do zhvillohet me një takim, për t'u mësuar skuadrat çerekfinaliste. Në orën 13:00 janë në program gjashtë sfida. Në kryeqytet, Tirana përballet me Korabin, Egnatia pret Lushnjën, teksa Laçi luan me Dinamon.

Në Kukësi, vendasit presin AF Elbasanin. Erzeni luan me Bylisin, ndërsa Partizani pret Apoloninë. Ky  raund i Kupës së Shqipërisë mbyllet me dy takimet e orës 17:00. Vllaznia luan me Flamurtarin, ndërsa Teuta pret Skënderbeun në "Niko Dovana".

Faza e 1/8 të Kupës

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?