Në fund të vitit 2023 papunësia u rrit, bujqësia ‘pa’ punëtorë! Shifrat e INSTAT

11 Mars, 20:22| Përditesimi: 11 Mars, 20:39

  • Share

Me përfundimin e sezonit veror ka shënuar rritje papunësia. Instituti i Statistikave raporton se në tremujorin e fundit të vitit 2023, shkalla e papunësisë ishte 10.7% nga 10.5% që ishte në periudhën e sezonit turistik. Ndërsa në raport me tremujorin e fundit të vitit 2022, papunësia është ulur me vetëm 0.1%, kurse niveli më i lartë i papunësisë është tek burrat. 

Në muajit e fundit të vitit 2023 (tetor-nëntor-dhjetor) ka rënë edhe niveli i punësimit nga 57.7% që ishte në tremujorin e tretë të vitit është ulur në 57.1%. 

“Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, në tremujorin e katërt 2023, punësimi për popullsinë 15 vjeç e lart është ulur me 1,0 %. Punësimi ulet me 1,3 % në sektorin e bujqësisë dhe me 1,9 % në sektorin e shërbimeve, ndërsa u rrit me 1,7 % në sektorin e industrisë”, thotë INSTA.

Bujqësia është sektori që po përballet me numër gjithnjë e më të ulët punonjësish, pasi në raport me vitin 2022, INSTAT thotë se numri i të punësuarve në këtë sektor është ulur me 2%, ndjekur nga sektori i industrisë që ka regjistruar rënie me 0.1% ndërsa nga ana tjetër është rritur me 2.8% punësimi në sektorin e shërbimeve.

Thuajse të gjitha kategoritë e bizneseve në vend po përballen me mungesë stafi, nga të kualifikuarit deri tek punonjësit e krahut. Aktualisht bizneset po kërkojnë mbi 5600 punëtor sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtare dhe Aftësive, nga teknikë, inxhinier, mjekë, arkitekt deri tek sanitare, kamarier, banakier, shofer, bojaxhi apo profesione të tjera me ose pa kualifikim.

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?