Foto nga fshati Çerem i Tropojës

Në fshatin Çerem të Tropojës rikthehet energjia elektrike pas 3 dekadash

25 Prill 2020, 21:47| Përditesimi: 25 Prill 2020, 22:07

  • Share

Në fshatin Çerem të Tropojës OSHEE zka bërë të mundur rikthimin e energjisë elektrike pas 30 viteve mungesë.

Kryebashkiaku i Tropojës, Rexh Byberi ka bërë publik lajmin duke sjellë edhe pamje nga fshati.

Rikthimi i energjisë në fshat është festuar edhe nga një pjesë e banorëve të cilët janë mbledhur me veshje popullore të zonës.

Përmes pamjeve u vu re se ata nuk ishin të pajisur me mjete mbrojtëse si maska dhe doreza, të cilat duhet të jetë në domosdoshme për të reduktuar përhapjen e koronavirusit.

Kryebashkiaku Byberi është shprehur se me moton "Së bashku për Tropojën",do të ketë projekte të tjera që do t'i kthejnë Alpet në një destinacion magjik e fitimprurës për turistë nga vendi dhe e gjithë bota.

"Kjo ditë do të ngelet e shënuar për çdo banor e admirues të bukurive natyrore të fshatit Çerem të Tropojës.

Pas 30 vitesh sot u lidh energjia elektrike.

Personalisht jam shumëfish i lumtur pasi mu dha rasti që pas 5 vite shkëputje nga ky komunitet i mrekullueshëm, të rinis me energji e vullnet projektet e shumta të lëna përgjysëm.
Këtë dhuratë bujare të Zotit tani do të kenë mundësi ta shijojnë banorët e rikthyer të cilët po investojnë e turistët e shumtë që presin ta vizitojnë.

Edhe një herë mirënjohje Kompanisë OSHEE dhe posaçërisht drejtuesve Afrim Hoda e Sami Imeraj dhe gjithë ekipit realizues që në kohë rekord realizuan një investim të domosdoshëm për të cilin askush nuk është kujtuar në 3 dekada.

Mirënjohje të gjithë drejtuesve të institucioneve të Tropojës dhe banorëve të shumtë të Çeremit që ndamë së bashku këtë ditë arritjeje me të vërtetë impresionuese", është shprehur Byberi.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?