Anija

Në foto shembja e urës në Baltimorë! Ekuipazhi i anijes njoftoi autoritetet për avari kur doli nga porti

26 Mars, 18:55| Përditesimi: 26 Mars, 19:14

  • Share

 

Lindja e diellit nxori në pah dëmet e shkaktuara në portin e qytetit të Baltimorës në SHBA ku anija e mallrave u përplas me urën “Francis Scott Key”, me katër korsi makinash. Përplasja shkaktoi shembjen e saj dhe rënien e makinave dhe njerëzve në ujërat e ftohta të lumit. Incidenti ndodhi rreth orës 1:30 të mëngjesit.

Vazhdojnë operacionet e shpëtimit në lumin Patapsco poshtë urës së shembur rreth 2.5 kilometra e gjatë.

Sipas kanali televiziv ABC News, ekuipazhi i anijes kishte njoftuar autoritetet e Merilendit se kishte humbur kontrollin e anijes gjigande të mallrave pasi motori kishte pësuar avari, ndërsa po dilte nga porti. Zyrtarët e qytetit Baltimorë thanë se të paktën 7 automjete kanë rënë në ujë por nuk mund të ofronin një shifër të saktë.


Lajmi kryesor:

Shembet ura në Baltimore të SHBA-së, makinat bien në lumë, të paktën 7 të zhdukur, dy të shpëtuar! Momenti kur goditet nga anija (VIDEO+FOTO)


S.G//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?