Në Fishtë rindëtojnë ‘Strehën’ ku u pritën mijëra vëllezër nga Kosova që i iknin luftës! Instalacioni që përkujton ardhjen e refugjatëve 23 vite më parë

18 Shkurt 2022, 18:42| Përditesimi: 18 Shkurt 2022, 19:17

  • Share

Eksodi i shqiptarëve në 1999-ën është përjetësuar në një instalacion në Fishtë të Lezhës. Pikërisht në vendin ku 23 vite më parë ishte ngritur kampi, sot  gjendet instalacioni "Streha".

"Shqiptarët e Kosovës në 1999 jemi njoh për herë të parë me ta. Na kanë njoh në periudhë të vështirë për ne, sapo kishim dalë nga lufta civile. Nuk ka qenë e lehtë, por është pjesë e historisë që nuk duhet harruar kurrë. Këto periudha duhen përkujtuar për të kujtu shijen e lirisë", tha sipërmarrësi Altin Prenga.

"Kemi menduar se sa e të jetë interaktive që ti të mundesh të shohësh foto dhe arkiva që don antonoi sharra i ka ruajtur me kujdes dhe ne i kemi ekzozuar siç kanë qenë tek blloku i tij i shënimeve", u shpreh kuratori Bib Frrokaj.

Ata që kanë qenë të strehuar në këto kampe tregojnë me emocion për mikpritjen e zadrimorëve.

"Dua të kujtoj dy momente, njëri prej atyre ishte se popullata vendase e Zadrimës sapo kishte dalë nga lufta civile dhe ato pak të mira materiale që kishin i kanë ndarë me ne".

Foto, dokumente të asaj kohe gjenden në këtë monument realizuar me iniciativën e sipërmarrësit Altin Prenga dhe konceptimin e artistit Bib Frrokaj.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?