Ardian Takaj, presidenti i Skënderbeut

Në 'Final 4' dhe jashtë Evropës, Takaj zbulon sa vite dënim i kanë mbetur Skënderbeut

14 Maj, 20:06| Përditesimi: 14 Maj, 20:13

  • Share

Ardian Takaj, presidenti i Skënderbeut ka konfirmuar se klubi që ai drejton është i dënuar nga UEFA edhe për tre sezone të tjera me mospjesëmarrjen në Evropë.

Pas shortit të "Final 4", Skënderbeu ka 'peshkuar' Partizanin dhe do ketë një garë të fortë për titullin kampion.

"Ky ishte një vit i bukur, ku ndërtuam një skuadër me djem të ri dhe të talentuar. Është diçka e madhe për ne dhe qytetin kjo arritje. Të gjithë investojnë në mënyrat e veta. Kampionati është një gjë e madhe për ne dhe qytetin e Korçës e do të jemi për ta synuar atë. Bëhet një luftë e madhe. Mungesa në Evropë? Kemi edhe 3 vite nga dënimi, këto janë ndeshje finale nuk kanë të bëjë  motivimi për këto ndeshje", tha Ardian Takaj.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?