Dëmtimi i Mouctar Diakhaby

'Të fillojë me ecjen', dëmtimi dramatik në Valencia - Real Madrid! Mbrojtësi rrezikon karrierën

5 Mars, 18:59| Përditesimi: 5 Mars, 19:02

  • Share

Ylli i Valencias, Mouctar Diakhaby u dëmtua të shtunën gjatë ndeshjes kundër Real Madrid (2-2) në "Mestalla", teksa tanimë ka një diagnozë për të.

Mbrojtësi francez doli me barelë pas një përplasjeje me Tchouameni, i cila ra mbi gjurin e tij. Një dëmtim shumë serioz konfirmohet edhe nga një njoftim zyrtar i Valencis, që ka bërë të ditur se si mbrojtësi “pësoi një bllokim të gjurit”, duke rezultuar në shtrimin në spital.

Fatkeqësisht për 27-vjeçarin, ky përditësim i situatës së tij nuk përbën aspak një lajm të mirë.

Lojtarët e Valencias dhe Real Madridit u panë 'me duart mbi kokë' duke lënë të nënkuptohet se një lëndim i rëndë kishte ndodhur. Për këtë ka folur Enrique Gastaldi, një doktor i njohur në Spanjë, i cili ka thënë se Diakhaby rrezikon që të mos ecë më fare, lëre më të mendohet ndonjë rikthim i mundshëm në futboll.

“Ky është një lëndim jashtëzakonisht i rrallë. Është lëndimi më i rëndë në gju që një futbollist mund ta përjetojë. Me shumë mundësi ai ka këputur katër ose pesë ligamente. Është një lëndim i tmerrshëm. Kur gjuri dislokohet, kocka është jashtë vendit. Për të dislokuar kockën, ligamentet duhet të çahen. Nuk ka ndonjë afat kohor për rikuperim për këtë lloj të lëndimit. Mund të nevojiten një ose dy operacione. Ka një shkallë të lartë të mundësisë që Diakhaby të mos luajë më kurrë futboll”, ka thënë doktori Enrique Gastaldi, ekspert në fushën e traumatologjisë.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?