Kamioni që bllokoi autostraden

Bota

Në fillim anija dhe tani kamioni, ‘Evergreen’ shkakton sërish bllokim, këtë herë në autostradën e Kinës

29 Mars 2021, 08:13| Përditesimi: 29 Mars 2021, 10:58

  • Share

Emri i kompanisë nga Tajvani “Evergreen” u njoh në të gjithë botën pas bllokimit që anija e saj e mallrave ka shkaktuar prej disa ditësh në kanalin e Suezit. Por duket Evergreen ‘nuk heq dorë’ nga bllokimet.

Një kamion i kësaj firme pas një aksidenti ka bllokuar për disa orë autostradën në Kinë duke krijuar një trafik të rënduar me radhë të gjata automjetesh.

Aksidenti, pa pasoja në njerëz, ka ndodhur në autostradën Changchun-Shenzhen, në Nanjing, ku përplasja  e kamionit ‘Evergreen’ bllokoi rrugën duke shkaktuar një trafik të madh.  

Anija që ka bllokura kanalin e Suezit

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?