Europa zyrtarisht ka 3,007,088 raste Covid-19 si dhe një total prej 206.714 viktima të shkaktuara nga infeksioni.
Vendi me rekordin e trishtuar evropian të 45,000 vdekjeve është Franca, ku numri i rasteve të reja ka vazhduar të rritet me "më shumë se 1.000" në 24 orët e fundit teksa janë evidentuar edhe 10 vatra të reja shpërthimi Covid.
Sipas grafikut të pandemisë, vendet më të goditur keqazi nga koronavirusi që prej fillimit të emergjesës shëndetësore janë edhe Britania e Madhe, Spanja dhe Italia.
Ndërkohë situata paraqitet problematike në Ballkan ku Rumania, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje Hercegovina prej disa javësh po përballen me shifra rekordesh ditore infeksioni.
Lajmi kryesor: