Ish-futbollisti i Real Madridit, James Rodrigues ka rrëfyer periudhën e tij të shkurtër gjatë se cilës luajti për klubin Al-Rayyan të Katarit. Gjatë intervistës së tij të dhënë për “Globo TV” të Brazilit, Rodriguez ka treguar se nuk i kishte pëlqyer ajo çfarë kishte parë dhe përjetuar në Lindjen e Mesme.
Mes të tjerash, ai ka zbuluar se çfarë e kishte shtyrë të largohej duke theksuar se kryesorja ishte vështirësia për t’u përshtuatur me jetën dhe kulturën në Katar.
“Është shumë e vështirë të përshtatesh me jetën dhe kulturën në Katar. Për shembull, pas lojës bëjmë dush dhe është zakon që të gjithë të jemi të zhveshur nën dush. Por, në Katar më thanë që nuk duhet të jem lakuriq. Kisha frikë. Aty kishte shumë gjëra. Nuk më lejohej të haja me dorën e majtë, vetëm me të djathtën”, përfundoi kolumbiani.