Recep Tayyip Erdogan

‘Ne do t’ju shpallim kriminel lufte’, Erdogan në mesin e mijëra protestuesve pro-palestinezë në Turqi: Në Gaza po ndodh një masakër e hapur

29 Tetor 2023, 11:30| Përditesimi: 29 Tetor 2023, 11:32

  • Share

Në fjalën e tij, para qindra mijëra personave që iu bashkuan tubimit "Takimi i Madh i Palestinës", Erdogan bëri përgjegjëse për vrasjet në Gaza edhe vendet perëndimore, të cilat sipas tij legjitimojnë masakrat e vazhdueshme me popullin palestinez.

 “Izrael, ne do t’iu shpallim kriminel lufte para botës. Perëndimi ju ka borxh, por Turqia nuk ju ka borxh", tha Erdogan.

“Ata që derdhin lot krokodili për civilët e vrarë në luftën Ukrainë-Rusi, po shikojnë në heshtje vdekjen e mijëra fëmijëve të pafajshëm në Gaza”, shtoi presidenti turk.

“Sigurisht, çdo vend ka të drejtë të mbrohet, por ku është drejtësia? Nuk ka mbrojtje, por një masakër e hapur dhe e egër që po ndodh në Gaza”, u shpreh Erdogan.

Më herët gjatë javës, Erdogan tha se grupi militant i Hamasit nuk është organizatë terroriste, por një grup çlirimtar që lufton për tokat dhe popullin e tij.

Pas deklaratave të Erdoganit, Izraeli njoftoi se do të tërheq stafin diplomatik nga Turqia.

“Duke pasur parasysh deklaratat që vijnë nga Turqia, kam urdhëruar kthimin e përfaqësuesve diplomatikë në mënyrë që të bëjmë një rivlerësim të raporteve midis Izraelit dhe Turqisë”, tha ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen.

Hamasi kreu sulme të koordinuara ndaj jugut të Izraelit më 7 tetor, duke vrarë mbi 1.400 persona dhe duke marrë pengje mbi 200 persona.

Ndërkaq, si pasojë e sulmeve hakmarrëse, në Rripin e Gazës që nga nisja e luftës janë vrarë mbi 7.700 persona. Ndërkaq, në Bregun e pushtuar Perëndimor, mbi 110 palestinezë janë vrarë gjatë dhunës dhe gjatë bastisjeve izraelite.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?