VIDEO/ Dëborë në pranverë, rrugët e hapura në fshatrat turistike në Theth, Bogë dhe Dardhë

5 Mars, 08:42| Përditesimi: 5 Mars, 11:18

  • Share

Mëngjesi i kësaj të marte i ka gjetur të zbardhur nga bora fshatrat turistikë në veri të vendit, Theth, Bogë dhe Tamarë, Vermosh.

Sipas te dhënave nga ARRSH, ne akset Hani i Hotit - Tamare, Tamare - Vermosh dhe Boge - Theth, ka reshje shiu dhe ne lartësitë mbi 1300 m ka reshje bore. Rrugët janë të kriposura dhe të pastruara dhe qarkullohet pa zinxhirë drejt fshatrave turistikë të Shkodrës.

Po kështu dëbora ka nisur dhe në juglindje. Mësohet se në aksin rrugor Boboshticë- Dardhë në lartësinë 1400 metra janë regjistruar 10 cm dëborë. Gjithashtu reshjet e dëborës me intensitet të ulët janë regjistruar edhe në zonat malore të Pogradecit dhe Maliqit përfshirë edhe Malin e Thatë.  Nuk raportohen problematika,  në fshatin turistik të Dardhës qarkullimi kryhet pa zinxhirë.

Ora 11:18
Dëbora rikthehet edhe në Dibër, reshjet rrezikojnë të dëmtojnë pemëtarinë

Reshjet e dëborës janë rikthyer edhe në Dibër. Në zonën e Gjoricës në bashkinë e Bulqizë, reshjet e borës dëmtojnë pemëtarinë nëse temperaturat zbresin në zero.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?