Francesco Totti dhe Noemi Bocchi

Në dhoma të ndara në të njëjtin hotel, detaje nga 'tradhtia' e Totti, erdhi në Tiranë me të dashurën e re për finalen e Conference League

12 Korrik 2022, 15:08| Përditesimi: 12 Korrik 2022, 15:44

  • Share

ITALI- Francesco Totti është rikthyer në vëmendje të mediave, kësaj here jo për aftësitë e tij në futboll, por për shkak të divorcit me yllin e showgirl-it Ilary Blasi, pas 17-vitesh. Zyrtarizimi i ndarjes së tyre erdhi një ditë më parë, mirëpo duket se lidhja e "perandorit" me Noemi Bocchi duket të ketë nisur 8 muaj më parë.

Ato janë parë së bashku në një restorant në  plazhin e Santa Severa, të tjerë e kanë parë në një hotel-kështjellë në dalje të Lenght, jashtë Romës, një herë në Montecarlo, mirëpo në destinacionet ku kanë lënë gjurmën e tradhtisë, është edhe Tirana.

Kjo sepse dyshja kanë ardhur në Tiranë për finalen e Conference League. Të dy kanë ardhur në kryeqytet me fluturime të veçanta, në të njëjtin hotel, por me dhoma të ndryshme, në fshehtësi maksimale. 

Ora 17:00
Kush është e dashura e re e Francesco Tottit, bjondja që ka studiuar për Ekonomi Biznesi

 

Naomi Bocchi është 34-vjeçarja që ka nisur lidhje me ish kapitenin e Romës, Francesco Totti, i cili i dha fund historisë së dashurisë 17 vjeçare me Ilary Blassin.

Një bjonde me flokë të drejta dhe trup me forma mahnitëse. Kështu mund të përshkruhet partnerja e re e Tottit, e cila është diplomuar në Univesitetin Lumsa të Romës për Ekonomi Biznesi. Më parë ka qenë e martuar me Mario Cauccin, me të cilin ka 2 fëmijë.

Lidhja e Bocchit me Tottin dyshohet se ka nisur para 8 muajsh pasi janë parë së bashku në rrugët e Monte Carlos dhe më pas në stadium shumë pranë njëri-tjetrit.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?