SPAK

Në dhjetor zgjidhet kreu i ri i SPAK, 3 kandidatë për të zëvendësuar Krajën! Emërohet nga KLP me shumicë votash

15 Korrik 2022, 11:09| Përditesimi: 15 Korrik 2022, 11:22

  • Share

SPAK nën ethet e garës për kreun e ri. Në garë deri më tani kanë shfaqur interes 3 prokurorë: Edvin Kondili, Klodian Braho, Andand Xholi.

Sipas ligjit drejtimi i SPAK është me tre vite. Sipas nenit 148/dh pika 3 e kushtetutës, kreu i SPAK zgjidhet nga radhët e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme me shumicë votash nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Parlamenti refuzoi kërkesën për ndryshime ligjore dhe zgjatje mandati e të drejtë rikandidimi për drejtuesin aktual. Një ditë më parë kreu i SPAK Arben Kraja prezantoi në parlament raportin 2021 ku rezulton se SPAK ende s’është plotësuar ame stafin e BKH-s.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • xop: 15/07/2022 21:59

    A ka dikush informacion per keta tre kandidate? A jane edhe keta thjesht frikacake ne sherbim te Berishes e Metes si Arben Kraja?

    Përgjigju
  • Kistra: 15/07/2022 13:03

    Kushdo te zgjidhet, vetem t'mos jete banore i Lalzit!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?