Ish-gjyqtarja Mimoza Margjoka

Në dhjetor u dënua me 3 vite shërbim prove për ryshfet, KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren e Durrësit, Mimoza Margjeka

26 Shkurt, 15:30| Përditesimi: 26 Shkurt, 15:41

  • Share

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) shkarkoi sot nga detyra gjyqtaren e Gjykatës së Shkallës së parë në Durrës, Mimoza Margjeka e cila në dhjetor të vitit të kaluar u dënua përfundimisht me 3 vite shërbim prove për marrjen e ryshfetit për të lehtësuar masën e sigurisë së një personi të ndaluar në Pogradec.

Vendimi për shkarkimin e Margjekës u mor nga trupi gjykues i kryesuar nga Genta Tafa Bungo, Roland Ilia relator dhe Suela Zhegu anëtare.

“Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 26 shkurt për subjektin e rivlerësimit,  Mimoza Margjeka, bazuar në ligj vendosi shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Mimoza Margjeka, gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës”, thuhet në njoftim.

Mimoza Margjeka u ndalua në shtator të vitit 2020 kur ishte e komanduar në gjykatën e Apelit të Korçës. Pas shqyrtimit të akuzave ndaj saj për marrje ryshfeti, 6 mijë euro përmes bashkëshortit Arben Cara për të lehtësuar masën e sigurisë së Orion Balit, i cili ishte ndaluar për trafik klandestinësh, Margjoka u dënua përfundimisht me 4 vjet e 6 muaj burg që iu konvertua në shërbim prove për një periudhë 3 vjeçare.

Gjithashtu iu hoq e drejta për të ushtruar profesionin e saj për një periudhë 5 vjeçare.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?