Sarah Berisha me DJ PM dhe Donald Veshaj

Në darkë me Donald Veshajn dhe DJ PM, postimi i Sarah Berishës: Më shpëtoni nga këta të dy

22 Prill 2022, 08:35| Përditesimi: 22 Prill 2022, 08:41

  • Share

Ish banorët e BB VIP vijojnë të ruajnë shoqërinë me njëri-tjetrin. Çifti Sarah Berisha dhe DJ PM kanë darkuar së bashku me Donald Veshajn mbrëmjen e kaluar ndërsa nuk kanë munguar postimet në llogaritë e tyre në Instagram.

Ishte Donaldi që nxori një video duke ngacmuar Sarën përse nuk e ka profilin e verifikuar. Ndërsa blogerja shkroi: “Më shpëtoni nga këta të dy”, duke iu referuar Donaldit dhe DJ PM.

Më pas, Veshaj postoi edhe një imazh pranë DJ PM dhe e shoqëroi me batutën: “Do inteligjencë, punë dhe disiplinë për të bërë një foto të tillë”.

Ndërkohë Donaldi po vijon të jetë aktiv me projekte muzikore që nga përfundimi i Big Brother VIP.

Ditë më parë, aktori dhe këngëtari ka publikuar këngën “Picasso” në bashkëpunim me Romeon dhe Elgit Dodën.

Postimet në Instagram nga Sarah Berisha dhe Donald Veshaj

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?