Ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako

Në burg se akuzohet se përfitoi 15 mln lekë nga Inceneratorët, Alqi Bllako depoziton në Apelin e GJKKO kërkesën për lirim: S’kam rrezikshmëri dhe nuk i shmangem hetimit

18 Prill 2022, 12:35| Përditesimi: 18 Prill 2022, 12:47

  • Share

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako i cili ndodhet në burg se akuzohet se ka përfituar 15 mln lekë për shkak të shkeljeve për Inceneratorin e Fierit, ka depozituar sot në Apelin e GJKKO kërkesën për ndryshimin e masës së arrestit.

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta thotë se Bllako nënvizon në kërkesën e tij se s'ka prova se ai është i rrezikshëm dhe si shmanget hetimit. Pritet caktimi me short i trupës gjykuese në Apel.

Ish-deputeti socialist, Alqi Bllako akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre pasi sipas SPAK ka falsifikuar dokumente shpronësimi për një tokë që nga arë ishte kthyer në truall dhe dokumentet e falsifikuara i janë paraqitur Këshillit të Ministrave, tokë mbi të cilën do ndërtohej inceneratori i Fierit. Kjo shkelje, thotë Prokuroria e Posaçme, është bërë në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe kryetarin e shpronësime, Pëllumb Abeshi. 

Në dëshminë që ka dhënë më herët në SPAK, Bllako ka deklaruar nuk ka pasur asnjë rol vendimmarrës, teksa shtoi se thjesht ka përcjellë shkresën te Këshilli i Ministrave.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?