Në burg prej 6 muajsh nën akuzën e abuzimit seksual me të miturën në Elbasan, 65 vjeçari lirohet nga qelia! Gjykata: S’ka prova kundër tij

9 Shkurt, 12:23| Përditesimi: 9 Shkurt, 14:53

  • Share

Gjykata e Apelit të Elbasanit ka liruar nga qelia 65 vjeçarin Algjir Skilja i cili ishte arrestuar me 20 gusht të vitit të kaluar për marrëdhënie seksuale me dhunë me një të mitur.

Vajza 14-vjeçare së bashku me nënën e saj ishte paraqitur në komisariat për të denoncuar se 8 vite më parë, burri e kishte përdhunuar në shtëpinë e gjyshërve të saj.

Por prokuroria ka vlerësuar së fundmi se mungon dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se personi nën hetim e ka kryer veprën penale, nisur edhe nga fakti se kanë kaluar shumë vite që nga koha kur ka ndodhur ngjarja e pretenduar.

Në këto kushte, ka qenë vetë organi i akuzës ai që ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të të akuzuarit.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?