Në Bullgari 9000 të testuar pozitiv dhe 308 viktima! Qindra mjekë kërkojnë dorëheqjen e Shtabit të Krizës Covid në Serbi

21 Korrik 2020, 13:05| Përditesimi: 21 Korrik 2020, 13:06

  • Share

Bullgari, ashtu si vendet e tjera të rajonit të Ballkanit, rimëkëmbja e fortë e infeksionit të shkaktuar nga koronavirusi po vazhdon. Në 24 orët e fundit në vend ka pasur 196 raste të reja, për një total të prekurish prej rreth 9000 pacientë

Siç raportohet nga media rajonale, gjatë ditës së fundit ka patur edhe 8 viktima, për një total vdekjesh prej 308.

Në spitalet e vendit ndodhen të shtruar 624 pacientë, 34 prej të cilëve janë në kujdesin intensiv të intubuar.

Për shkak të numrit të madh të punonjësve shëndetësorë të infektuar, deficiti i mjekëve dhe infermierëve në Bullgari po rritet.

Deri në fund të korrikut, në Bullgari mbetet ende në fuqi "situata e emergjencës shëndetësore".

Serbi

Një grup prej më shumë se 300 mjekësh në Serbi, të mbledhur rreth nismës “Të bashkuar kundër COVID-19”, i shkroi letër të hapur Qeverisë së Serbisë, për t’u distancuar nga Shtabi i Krizës dhe për të kërkuar dorëheqjen e tij, duke thënë se Serbia ndodhet në një “katastrofë shëndetësore publike".

"Lehtësimi i plotë i masave anti-epidemike në periudhën parazgjedhore (mitingjet, ndeshjet, turnetë, festimet) ka çuar në humbjen e kontrollit mbi situatën epidemiologjike dhe kjo në asnjë mënyrë nuk mund të justifikohet me motive profesionale", thuhet në letrën e mjekëve.

Sipas mjekëve, situate e krijuar ka tronditur rëndë sistemin shëndetësor dhe ka minuar besimin e qytetarëve dhe të punonjësve të sektorit

Sipas shifrave zyrtare, Serbia ka konfirmuar mbi 20,000 raste pozitive me koronavirus dhe 472 viktima, deri 24 orë më pare.

Këtë muaj, autoritetet kanë rikthyer disa masa kufizuese, për të frenuar përhapjen e koronavirusit, të cilat ishin lehtësuar në maj dhe qershor.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?