Carlo Ancelotti

Në Brazil nuk fshihen më, presidenti: Duam Ancelottin si trajner

5 Maj 2023, 16:31| Përditesimi: 5 Maj 2023, 16:32

  • Share

Carlo Ancelotti është emri më i lakuar për të drejtuar skuadrën kombëtare të Brazilit. Largimi i Tite pas Kupës së Botës ka bërë që skuadra "Selecao" të jetë në kërkim të një emri me peshë, duke dashur si trajner italianin e Real Madrid.

Në deklaratën e dhënë për BeIN Sports, kreu i futbollit brazilian Ednaldo Rodrigues u shpreh se Ancelotti është i preferuari i tyre. Për momentin Brazili drejtohet nga trajneri i përkohshëm, Ramon Menezes.

“Nuk po them që Ancelotti ka marrë një ofertë nga ne, por ne duam të bindemi nëse ai dëshiron të vijë këtu. Kemi një plan A dhe po e them sinqerisht për herë të parë. Është e kotë ta fshehim, Ancelotti është i preferuari ynë", tha mes të tjerash Ednaldo Rodrigues.

Trajneri italian, prej vitesh një ndër më të mirët dhe më fituesit në qarkullim, ka kontratë deri në vitin 2024 me “Los Blancos”.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?