Neymar duke kënduar në një lokal

Në Brazil mbahej funerali i Pele, Neymar kërcente dhe këndonte brenda lokalit në Paris! Fansat ‘kryqëzojnë’ yllin e PSG-së (VIDEO)

4 Janar 2023, 14:30| Përditesimi: 4 Janar 2023, 14:38

  • Share

Futbollisti brazilian Neymar ka marrë kritika të shumta nga fansat e tij për shkak se nuk ka marrë pjesë në homazhet dhe funeralin e Pele i cili vdiq disa ditë më parë.

Ylli i PSG-së ka dhënë arsyen e angazhimit të tij me skuadrën franceze si motiv për mungesën e tij në funeralin e mbretit të futbollit Pele. Por këto pretendime të tij ranë poshtë në momentin që u publikua një video e Neymar i cili duket qartë duke kërcyer në të njëjtën ditë kur në Brazil i jepej lamtumira Peles.

Zhurma e kritikave shoqëroi zgjedhjen për të mos qenë fizikisht i pranishëm në Santos, duke lënë të atin të shkonte atje në emër të tij.

“Ai është shumë i pikëlluar, – pranoi babai. – Djali im më kërkoi të isha këtu në vendin e tij për t’i dhënë mbështetje familjes së Peles. Ne e dimë se sa keq është të humbasësh dikë. Nuk humbëm vetëm sportistin, por edhe personin”.

"Nuk kishte “veto” nga Paris Saint-Germain. Po të kishte dashur, askush nuk do ta pengonte të hipte në fluturim dhe të mbërrinte atje për të bërë homazhe ndaj kampionit që vdiq në moshën 82-vjeçare nga komplikimet e shkaktuara nga një tumor. “Për karnavalet ia doli të çlirohej…”- janë disa prej komenteve më të ashpra ndaj tij.

Por ai ka shokë me vete, sepse opinioni publik nuk ka kursyer edhe Kakà apo fenomenin Ronaldo, mungesa e të cilëve në funeral është pjesë e polemikave. Gjithçka ka për bazë mungesën e respektit për një legjendë të futbollit brazilian.

Pikërisht në ato orë kur në Santos po binte velloja e lotëve dhe trishtimit, ai performoi në një klub gjatë një feste së bashku me këngëtaren Ana Aoas (e cila ka publikuar videon në rrjetet sociale) dhe Carol Cabrino, gruaja e Marquinhos.

 

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qupi: 04/01/2023 15:19

    I plasi Nejmarit per Pelen….le qe as neve sna plas hic…ai e beri jeten e vet, sdi rronte pafund

    Përgjigju
  • Beni: 04/01/2023 14:52

    Perse cfare duhet te bej ai te vajtoj ? Ne moshen e Peles te vdesin te gjithe , ai i kishte ber ditet e zotit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?