‘Në Big Brother unë dola si nëna më e keqe’, rrëfehen në ‘Esencë’ personazhet VIP që ‘kryqëzohen’ në rrjet për mënyrën si rrisin fëmijët sot

15 Qershor 2023, 07:20| Përditesimi: 15 Qershor 2023, 07:24

  • Share

Tashmë është e njohur që një pjesë e mirë e jetës sonë është e ndarë edhe në rrjete sociale. Procese e faza të ndryshme jetësore janë ato që një pjesë e mirë e njerëzve preferojnë t’i ndajnë edhe me publikun e tyre virtual. Kur bëhet fjalë për mëmësinë duket se vazhdon të jetë një sfidë më vete pavarësisht kohës në të cilën jetojmë apo mënyrës që një grua zgjedh të rrisë fëmijët e saj.

Përballja me të panjohurat e mëmësisë, këshillat apo kritikat një nënë duket se i merr nga të gjitha anët, shpesh edhe nga vetë familjarët e afërt të cilët e gjykojnë për zgjedhjet e saj. Në “Esencë” tre nëna ndanë eksperiencat e tyre me këto përballje që shpesh janë shumë të ashpra dhe vijnë nga njerëz të panjohur nëpërmjet komenteve në rrjete sociale. Nutricionistja Diola Dosti, mama e tre vajzave tregon se nuk ka qenë aspak e lehtë për të përballja me këto komente.

“Në Big Brother me shumë mundësi unë dola nëna më e keqe - u shpreh ajo- pavarësisht se aty kishte edhe baballarë që kishin lënë fëmijët jashtë. Tashmë jam në paqe me veten dhe kam gjetur ekuilibrin ti them STOP çdo interferimi të jashtëm në jetën time”.

Soprano Ramona Tullumari rrëfeu gjithashtu raportin mes familjes dhe karrierës që një nënë artiste duhet të bëje.

“Më është dashur t’u them jo ftesave të punës jashtë Shqipërie, kjo për të mos qëndruar larg fëmijëve sidomos në vitin e pare të jetës së tyre”.

Sociologia Marsi Simo rrëfeu se sot duket çudi nëse një mama largohet për punë disa ditë nga shtëpia dhe fëmijët qëndrojnë me babanë.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?