Në Berlin, kodi i ndriçuar që fikson
zanafillën e historiografisë shqiptare

1 Maj 2016, 08:34| Përditesimi:

  • Share
Si fillime të historiografisë moderne  shqiptare deri më sot  konsideronim  veprat  De Obsidione Scodrensi (1504)  e “Historia de Vita et gestis Scanderbegi  Epirotarum princips” (1522)  të cilat së bashku  kanë përfaqësuar  monumentet  e para  të kulturës e  identitetit shqiptar e në të njëjtën kohë gurin themeltar në historiografinë shqiptare. Mirëpo duke mos njohur autorin e vërtetë të  këtyre veprave  gjithçka fillonte dhe mbaronte aty. Me shumë të paditura dhe me dhjetra  hamendesime  që linin pa një shpjegim racional  edhe fakte elementare.   I ashtuqojturi Marin Barleti  na  paraqitej më shumë si  një enigmë se sa si një person historik i botës reale. 

   Në kushtet e reja të zbulimeve  albanollogjike  krijohen mundësira më të mëdha e krejt të ndryshme   për hulumtime të  reja  dhe  fillimet e historiografisë shqiptare rimarin një dimension të ri. Një dimension më realist  dhe më evropian të lidhur ngushtë me  zhvillimet humanistike të kohës. 

 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?