Foto ilustruese

Në Berlin do lejohet që të qëndrosh në pishina topless

10 Mars 2023, 20:36| Përditesimi: 10 Mars 2023, 20:48

  • Share

Gratë do të lejohen të notojnë topless në pishinat publike të Berlinit, pas një vendimi nga autoritetet e qytetit. Kjo vjen pasi një grua që u hodh në pishinë topless mori masa ligjore.

Në dhjetor të vitit të kaluar, një grua e dytë tha se asaj iu tha të mbulohej ndërsa ishte në një pishinë të mbyllur. Autoritetet ranë dakord se kishin qenë viktima të diskriminimit dhe thanë se të gjithë vizitorët në pishinat e Berlinit tani kishin të drejtë të shkonin topless.

Vendimi do të mirëpritet nga ata që mbrojnë atë që njihet si Freikörperkultur - kultura e trupit të lirë.

Vizitorët e huaj në Gjermani janë shpesh të befasuar dhe ndonjëherë plotësisht të shqetësuar nga pamja e gjermanëve të zhveshur që dëfrejnë në liqenet e saj, shtrihen në parqe ose futen në sauna topless.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?