Manifestim në mbështetje të LGBT

Në Belgjikë mund të ndryshosh gjininë në çertifikatën e lindjes sa herë të duash

6 Qershor 2023, 14:39| Përditesimi: 6 Qershor 2023, 14:43

  • Share

Në Belgjikë, personat me identitet gjinor fluid do të mund të ndryshojnë gjininë në çertifikatën e lindjes disa herë gjatë jetës së tyre, pa kaluar një procedurë të jashtëzakonshme në gjykatën e familjes.

Ose mund të ndryshojnë emrin pa ndryshuar gjininë, ose të marrë një emër të pavarur nga identiteti gjinor.

Këtë e parashikon një projektligj i qeverisë që do të paraqitet nesër në Komisionin e Drejtësisë për të thjeshtuar modifikimin e regjistrimit të seksit në çertifikatën e lindjes, raporton gazeta belge “Le Soir”.

 Ky është korrigjim i ligjit "transgjinor" që është në fuqi nga viti 2018, që eliminon kushtet mjekësore për të kërkuar ndryshimin e seksit

Megjithatë edhe ky pr/ligj duket se nuk do të zgjidhë plotësisht çështjen dhe do të hapë debate të tjera, prandaj një mundësi tjetër zgjidhje është eliminimi i plotë i gjinisë nga statusi civil por edhe kjo do të hapë një tjetër debat, shkruan ANSA.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?