Foto ilustruese e pasaportës COVID

Në BE ende në diskutime, Kina vë në përdorim pasaportën COVID

9 Mars 2021, 10:06| Përditesimi: 9 Mars 2021, 10:14

  • Share

KINA- Kina krijon dhe vë në përdorim pasaportën COVID!

Ajo do të jetë një certifikatë dixhitale, në të cilën do të pasqyrohet nëse personi eshtë i vaksinuar apo jo si dhe rezultati i testit anti-COVID. Certifikata do të jetë në dispozicion të qytetarëve përmes një programi në platformën kineze, WeChat që u lançua të hënën.

Certifikata ka si qëllim të nxis rimëkëmbjen ekonomike botërore si dhe të lehtësojë udhëtimin ndërkufitar.

Ajo është krijuar për tu përdorur brenda dhe jashtë vendin, por aktualisht po përdoret vetëm nga qytetarët kinezë dhe nuk është ende e detyrueshme.

Pas Izraelit dhe Britanisë së Madhe, Kina bëhet vendi i tretë në botë i cili vë në përdorim pasaportën COVID.

Ndërkohë që në BE, pavarësisht se diskutimet për krijimin kanë nisur relativisht herët, ende nuk është konfirmuar zyrtarisht përdorimi i saj.

Disa ditë më parë, një reagim i ashpër ka ardhur edhe nga drejtori rajonal i OBSH-së në Evropë, Hans Kluge. Ai është shprehur se një pasaportë e tillë nuk është vendimi i duhur pasi ende nuk është e sigurt se sa do të zgjasë imuniteti pas vaksinimit si dhe e ka konsideruar diskriminuese për shkak se një pjesë e mirë e shteteve nuk kanë marrë ende vaksinën anti-COVID.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?