Në autostradë me 130 km/h, eksperti: E duhur! Kundër uljes së shpejtësisë në zona të banuara

16 Korrik 2022, 17:47| Përditesimi: 16 Korrik 2022, 18:42

  • Share

TIRANË- Ideja e hedhur nga socialisti Taulant Balla për të shtuar shpejtësinë në autostrada nga 110 në 130 km/h mbështetet nga ekspertët e sigurisë rrugore. Pavarësisht se jo shumë akse plotësojnë kriteret e mirëfillta, sipas ekspertit Mamir Hodo, fillimisht duhet testuar rritja e shpejtësisë në 120 km/h për një afat të caktuar dhe më pas të implementohet sipas propozimit.

 “Nuk ka arsye që të mos jetë 120 km/h që në një periudhë kohe prove gjashtë muaj të kaloj në 130 km/h. Bëhet fjalë për autostradat të cilat përmbushin kriteret për një qarkullim të tillë në rrugë. Rruga e Kombit apo Bypassi i ri i Fierit në rrugën e re Fier-Vlorë pasi munden që këtë shpejtësi me 130 km/h ta përballojnë me sukses”, thotë eksperti i sigurisë rrugore, Mamir Hodo.

Por propozimi për uljen e shpejtësisë së automjeteve brenda zonave të banuara nga 40 km/h në 30 km/h nuk është i menduar mirë, thotë eksperti Hodo. Sopas tij, nuk është shpejtësia që shkakton aksidentet në zona urbane, por mungesa e vëmendjes.

 “Nuk është e vërtetë që të kalojmë me 30 km/h dhe të ndalojmë aksidentet, që mund të ketë në qytet, por po flasim për rrugë kryesore siç jemi në këtë rast. Nuk është shpejtësia shkaktari i aksidentit por moskoordinimi i veprimeve të shpejtësisë me situatën që të paraqitet dhe na kanë ndodhur aksidente edhe me shpejtësi 20 km/h. Drejtuesit e mjeteve të kenë shumë kujdes në vijat e kalimit këmbësor”, përfundon eksperti Hodo.

Si pjesë të ndryshimeve të Kodit Rrugor, të cilat pritet të miratohen brenda muajit korrik janë edhe rritja e moshës së mbajtjes së patentave nga 65 në 70 vjeç, për disa kategori shoferësh, ulja në 80 km/h e shpejtësisë në autostrada të shoferëve të rinj deri në tre vite me patentë dhe zgjatja e vlefshmërisë së patentave nga 10 në 15 vite.

Intervista e plotë

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Çentrale: 17/07/2022 16:18

    Jam dakord. Të rritet shpejtësia se po ecet si në varrim. Të mbyllen hyrjet jashtë kushteve në rrugë dhe të gjobiten ata që përdorin celularë në timon.

    Përgjigju
  • Lexues: 17/07/2022 06:25

    Une them qe duhet hequr fare limiti i shpejtesise se edhe rruget i kemi te mira, edhe shoferet i kemi shume te pergatitur. Ekspertet si ky t‘i eksportojme jashte shtetit ose t‘i veme te ruajne katundaret kur kalojne autostraden per garen 400m me pengesa.

    Përgjigju
  • Iris: 17/07/2022 01:00

    Ore <<ekspert>>, po a nuk jane //testim// shkeljet qe behen cdo dite nga kokedrute ne timon te cilet policia po i gjobit dhe po i arreston cdo dite?!E kane me 110 shkojne me 120-200.A nuk eshte //testim// niveli i alkoolit qe u gjendet perhere,ne cdo ore te dites e nates ne gjak?!Dhe sa per brenda qytetit,kur je me shpejtesi,vemendja //fluturon// nga dritarja dhe bashke me te dhe rregullat e tjera.Ia treguat ketij <<ekspertit>> videon me dron te policise per shkelesit qe nuk rrespektonin kembesoret ne vijat e bardha qe ishte pak me poshte? Ata shofere nuk ishin me shpejtesi e megjithate shkeljet i bene.

    Përgjigju
  • Lui: 16/07/2022 18:13

    Po ç'është kjo të rritet shpejtësia..?! Që të jetë ajo shpejtësi që dëshiron ky eksperti duhet të flasë për nivelin e cilësisë së rrugëve. Lëre që cilësia asfaltit nuk është më e mira, por dhe punimet janë bërë sikur i ka bërë ustai që më riparon çatinë e shtëpisë sime 100 vjeçare. Valë-valë e ke nga dalja e tunelit të Kërrabës kur vjen nga Elbasani. Autostrada Levan-Vlorë u bë kaq vite dhe akoma nuk janë riparuar ato dy kalime të qelbura mbi urë që mos të kuptohet që ti po kalon mbi një urë. Për mos folur për Tiranë-Durrës-Rrogozhinë, që vetëm autostradë nuk quhet se të futen makinat nga të gjitha anët, plus semafor në të ashtuquajturën unaza e Durrësit. Nëse do akoma, kemi dhe autostradën Rrogozhinë-Fier. Autostradë pa barriera anash dhe me rrethrrotullim vetëm në Shqipëri mund të quhet. Dhe ky pretendon të ecim me 130km/h.. Për këto duhet t'a ngresh zërin ti që pretendon që je ekspert i sigurisë rrugore.. kaqol!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?