Në arrati prej 6 muajsh, Kuvendi njofton KQZ: Arben Ahmetaj humb mandatin e deputetit

10 Janar, 11:41| Përditesimi: 10 Janar, 12:55

  • Share

TIRANË- Pas mbi 6 muajsh në arrati, Arben Ahmetaj ka humbur mandatin e deputetit dhe Kuvendi i Shqipërisë ka njoftuar KQZ për vakancën. Në shkresën dërguar KQZ, Kuvendi thotë se Ahmetajt i ndërpritet mandati për shkak të mungesës pa arsye për 6 muaj. Hera e fundit kur ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka qenë në Kuvend ka qenë data 6 korrik 2023.

Sipas Kushtetutës, konkretisht nenit 71, pika 2, germa d, mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm kur mungon 6 muaj rresht në Kuvend.

Tashmë, KQZ duhet të bëjë zëvendësimin sipas rezultateve të zgjedhjeve të 2021 në qarkun e Tiranës, aty ku Ahmetaj u zgjodh deputet me 11.287 vota, duke u renditur në top listën e 5 më të votuarve të PS në këtë qark.

Sipas rezultateve të zgjedhjeve të fundit parlamentare, mandati i Ahmetajt merret nga Dallëndyshe Bici, aktualisht Drejtoreshë e Kadastrës, e në rast se për shkak të postit, Bici refuzon mandatin, ai i kalon juristit Plarent Ndreca, me 4008 vota personale.

Mbi Arben Ahmetajn rëndojnë akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, në lidhje me skandalin e inceneratorëve. Më 20 korrik SPAK lëshoi urdhër arresti për të, ndërsa disa ditë më vonë u shpall në kërkim ndërkombëtar.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Aliu: 10/01/2024 15:19

    Dmth keto gjashte muaj ka marre dhe rrogen ky hajduti i arratisur, me bekimin e Te Madhit. Edhe ata qe do e zevendesojne kete hajdutin, (Bici apo Ndreca) pas pak kohesh, te njejtin fat do kene. Se dhe keta te dy hajdute me çizme jane.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?