Në Angli identifikojnë pasuesin e Conte-s, tifozët e Tottenham të ndarë për largimin e italianit

27 Mars 2023, 15:06| Përditesimi: 27 Mars 2023, 18:37

  • Share

Antonio Conte dhe Tottenham ndanë rrugët pas 16 muajsh të dielën në mbrëmje, duke hyrë e hënë dhe klubi anglez për pjesën e mbetur të sezonit do drejtohet nga ndihmësi i italianit Christjan Stellini.

Megjithatë mediat në Angli kanë identifikuar pasuesin e Conte-s, i cili sipas të gjitha gjasave do jenë Jualian Nagelsman, edhe ky i shkakruar pak ditë më parë nga Bayern Munchen për shkak të një skandali.

Megjithatë për këtë do duhet edhe pak kohë të vendoset, ndërsa sot tifozët e Tottenham kanë qenë të ndarë për largimin e Conte-s. Disa mezi e kanë pritur këtë moment, por ka edhe të tjerë të cilët e kanë konsideruar si ‘komandat’ dhe ‘zotëri të vërtetë’.

Duhet theksuar se Tottenham aktualisht në këtë pikë të sezonit nuk merr pjesë në asnjë kompeticion tjetër përveçse Premier League.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?