Foto ilustruese

Në 9 muaj u dhanë 1299 leje ndërtimi, 294 më shumë se vjet! Ulet numri i ndërtimeve në Tiranë, dyfishohen në Durrës

24 Nëntor 2023, 21:03| Përditesimi: 24 Nëntor 2023, 21:05

  • Share

Referuar raportit vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit është 18,9 miliardë lekë, nga 21,6 miliardë që ishte vjet. Ndërsa sipërfaqja ndërtimore për këto leje të dhëna është mbi 455 mijë metër katror.

Ndërsa për periudhën 9 mujore sipas INSTAT janë miratuar 1299 leje ndërtimi, me një rritje prej 294 leje krahasuar me të njëjtën periudhë krahasuar me vjet.

Numri më i madh i lejeve të dhëna i takon qarkut të Durrësit, Tiranës dhe Korçës, por gjatë këtij viti ka ndryshuar renditja, pasi kryeqyteti është spostuar nga qyteti bregdetar i Durrësit.

Sipas INSTAT në 9 muaj të këtij viti lejet e dhëna për ndërtime të reja në Durrës janë dyfishuar krahasuar me vjet, pasi në total këtë vit janë miratuar 472 leje ndërsa vjet për të njëjtën kohë ishin vetëm 230.

Ndërsa sa i takon Tiranës, këtë 9 mujor janë miratuar 3 leje me pak se vjet, duke u dhënë në total vetëm 317 leje ndërtimi.

LEJET E NDËRTIMIT NË SHQIPËRI
Janar-Shtator 2022                1,005 leje ndërtimi
Janar-Shtator 2023                1,299 leje ndërtimi
Rritja                                      +294 leje ndërtimi
TIRANË   
Janar-Shtator 2023                317 leje ndërtimi
Janar-Shtator 2022                320 leje ndërtimi
Diferenca                                 -3 leje ndërtimi
DURRËS
Janar-Shtator 2022                230 leje ndërtimi
Janar-Shtator 2023                472 leje ndërtimi
Diferenca                             +242 leje ndërtimi

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Or tej: 24/11/2023 23:59

    Sa me shume beton or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?