Dekorata dhe Gjergj Fishta

Në 80-vjetorin e vdekjes/ Meta nderon me Dekoratën e Flamurit Kombëtar, më të lartën në vend, Gjergj Fishtën: Skaliti në përjetësi vlerat autoktone

30 Dhjetor 2020, 14:49| Përditesimi: 30 Dhjetor 2020, 15:03

  • Share

Presidenti Ilir Meta ka nderuar me Dekoratën e Flamurit Kombëtar, më të lartën në vend, At Gjergj Fishtën, me rastin e 80-vjetorit të ndarjes së tij nga jeta.

Lajmin e ka dhënë vetë Meta në një postim në rrjetet sociale dhe shkruan se nëpërmjet veprave të tij Fishta ngriti lart, shpalosi botërisht dhe skaliti në përjetësi vlerat dhe virtytet e veçanta autoktone.

"Me rastin e 80-Vjetorit të ndarjes nga jeta, në vlerësim të veprës atdhetare dhe të rolit të jashtëzakonshëm në fushat e gjuhës dhe të letërsisë shqipe, arsimit e kulturës, diplomacisë, politikës e teologjisë, si dhe për meritat e Tij historike në krijimin e alfabetit shqip dhe në proceset shtetformuese, kam sot nderin e veçantë të çmoj me Dekoratën më të lartë në Republikën e Shqipërisë, At Gjergj Fishtën, atdhetarin, historianin, gjuhëtarin e madh, diplomatin dhe iluministin e shquar, për të cilin interesat kombëtare ishin po aq të shenjta, sa vetë besimi që i përkiste.

Nëpërmjet veprave të Tij të çmuara artistike, ai ngriti lart, shpalosi botërisht dhe skaliti në përjetësi vlerat dhe virtytet e veçanta autoktone, si dhe përpjekjet e parreshtura të kombit shqiptar për liri, mbrojtje të trojeve shqiptare dhe të sovranitetit të vendit.

Vepra e Tij e vyer do ta ndriçojë përherë kombin tonë për të tejkaluar çdo sprovë në mbrojtje të Pavarësisë, Lirisë, Demokracisë dhe së ardhmen europiane", ka shkruar Meta në Facebook.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • edi: 30/12/2020 20:44

    Me Florite qe i vodhi Popullit ky burre shurre mund ti Rindertonte Kullen At Pader Gjergj Fishtes U keput me dekorata qe mbushi Ruset Serbet e Company

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?