Drejt Punës

Në 6 ditë, mbi 9500 maturantë të regjistruar në universitete! Te Arkitektura dhe Mjekësia ‘mbyllen dyert’, s'ka më kuota! Zero student te ‘rusishtja’

7 Shtator 2022, 20:15| Përditesimi: 7 Shtator 2022, 21:26

  • Share

Mbi 9500 maturantë janë regjistruar deri më tani në 39 universitetet publike e private në Shqipëri. Në përfundim të fazës së tretë të regjistrimeve arkitektura dhe mjekësia kanë ezauruar të gjitha kuotat, ndërsa në degën e rusishtes nuk është regjistruar asnjë maturant.

Arkitektura dhe Mjekësia janë të parat programe studimi që kanë ezauruar të gjitha kuotatqënë fazën e par të regjistrimit. Ndryshe paraqitet situata me gjuhën ruse, dega e vetme pa asnjë të regjistruar, e që rrezikon mbylljen vitin e ardhshëm.

“Arkitektura është mbyllur, janë ezzuruar 100% kuotat. Ecuria mund të themi është shumë e mirë. Brenda 6 ditëve kemi gati 45% të regjistrimeve. Ka degë të veçanta që pothuajse po arrijnë në limite. Mund të themi që mjekësia është ezauruar po ashtu, ka vetëm 1 kuotë që pritet të regjistrohet deri në fund të ditës. Ka një ecuri të mirë gjithashtu edhe në universitete specifike si universiteti i sporteve , arteve, bujqësorit. Gjithashtu kemi tek infermieria në rang kombëtar gati 12% të regjistrimeve dhe shkencat sportive me rreth 10% të aplikimeve”, thotë kreu i rrjetit akademik shqiptar Arjan Xhelaj

Ai tregon se për 6 ditë janë aritur mbi 9500 rregjistrime në universitete, duke iu afruar kështu gjysmës së numrit të maturantëve që kanë aplikuar në portalin u-Albania. Në Tiranë programi ku janë regjistruar më shumë maturant është informatika me 58% të kuotave dhe në vend të dytë renditet informatika ekonomike me 50% .

“Në fazën e parë ne patëm 5400 regjistrimeve që ishte ai grupi i maturantëve ekselentë që ishte pothuajse kishin fituar shumicën e programeve që kishin aplikuar.”

5600 maturant në të gjithë vendin nuk kanë fituar asnjë program studimi në asnjë nga 39 universitetet publike e private që ndodhen në Shqipëri. Raundi i parë i regjistrimeve përfundon më 15 shtator, ndërsa pas tij do të jenë edhe 2 raunde të tjera në dispozicion të maturantëve.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?