Në 4 orë jepen 39 gjoba në aksin rrugor 'Orikum-Llogara', shkeljet më të shpeshta të shoferëve

10 Gusht 2020, 20:17| Përditesimi: 10 Gusht 2020, 20:20

  • Share

Vazhdon vendosja e gjobave për këdo që shkel rregullat e qarkullimit rrugor, duke rrezikuar jetën e përdoruesve të rrugës.

Vetëm në aksin rrugor Orikum-Llogara për afatin kohor prej 4 orësh u vendosën gjithsej 39 masa administrative.

Nga këto 36 ndëshkime kanë qenë për parakalime të gabuara, 1 për mungesë të rripit të sigurimit dhe 2 për përdorim telefoni gjatë ngarjes së makinës.

Policia është vendosur në akset kryesore rrugore me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e personave që thyejnë rregullat.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?