Në 30 Qershor PS-ja u votua më shumë se kur rrëzoi Berishën në 2013

2 Korrik 2019, 21:39| Përditesimi: 3 Korrik 2019, 07:19

  • Share

30 Qershori ishte një rikonfirmim i qartë për Partinë Socialiste edhe pse opozita nuk mori pjesë duke i bojkotuar. Shqiptarja.com sjell një analizë në shifra zyrtare të zgjedhjeve lokale dhe parlamentare në Shqipëri nga viti 2013 kur në pushtet erdhi PS-ja duke rrëzuar Berishën pas tetë viteve në krye të qeverisë. Por le të shohim atë që ka ndodhur të dielën e 30 Qershorit. 

Me përfundimin e numërimit të të gjitha kutive për kandidatët, Shqiptarja.com ka bërë një përllogaritje, dhe totali i votave të vlefshme del 765826 votues.Nga këta, sërish nga përllogaritja e Shqiptarja.com, 727.180 vota kanë shkuar për Partinë Socialiste, ndërsa 38.646 vota i kanë marrë kandidatët e tjerë që erdhën nga Bindja Demokratike, të pavarur dhe parti të vogla. Ne zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, kur PS-ja ishte e vetme në garë kundër PD-së, LSI-së, PDIU-së dhe aleatëve të Bashës, socialistët morën 764.791vota, pra më shumë se në 2019 duke pësuar rënie me 37.611 vota.

Për t'u rikthyer në 2015, krahasimi me zgjedhjet lokale per kryetaret e bashkive të para katër viteve nuk mund të bëhet, pasi asokohe PS dhe LSI-ja garuan bashkë. Krahasimi  i vetëm mund të bëhet te votat për këshilltarët bashkiakë, ku PS-ja mori 402.000 vota, por nuk pasqyron qartë realitetin elektoral. Kjo pasi për këshillat bashkiakë ka devijime dhe partitë e mëdha favorizojnë aleatët për t'i 'shpërblyer', por edhe vota ndryshe nga ato për partinë që mbështet kandidatin për kryebashkiak, pasi vota në këshill shkon për individin që në shumicën e rasteve vjen nga fiset ose koalicioni.  Por krahasimi real për 6 vitet në qeverisje të Partisë Socialiste mund të bëhet me vitin 2013 kur erdhi në pushtet. Partia Socialiste me Edi Ramën në krye në 2013 mori 713.407 vota. Pra, krahasuar me 2013, në zgjedhjet e 30 Qershorit të 2019 Partia Socialiste mori 13.773 vota më shumë.

Votat në total në 2019 (Informacioni paraprak nga KQZ-ja)  - 771.863 votues
Votat në total të vlefshme në 2019 (llogaritur nga Shqiptarja.com)  - 765.826 vota
Votat e PS-se në zgjedhjet në 2019 (llogaritur nga Shqiptarja.com) - 727.180 vota
Partitë e tjera në 2019 - 38.646 vota

Krahasimi
Në 2017 PS-ja në parlamentare - 764.791 vota
Në 2015 vetëm në këshillin bashkiak - 402.000 vota
Në 2013 PS-ja në parlamentare - 713.407 vota
Në 2019 më shumë vota se kur rrëzoi Berishën, por më pak se 2017

Komento

Komente

  • Emigrant usa: 03/07/2019 02:02

    Ne emigrantet e kemi ndjeshmerine me te MADHE sepse e lame ate vend nga rrenimi i diktatures socialiste tani mbas 30 viteve duket sikur Po shikojme 50 vite prapa KJO ESHTE SHUME E RENDE PER POPULLIN KONCENTRIM PER FUQIZIMIN E POLICISE POLITIKE TE RAMES RRITJE RROGOSH DHE DEKORIM PER INDIVIDE TE VECANTE NE ARRESTIMIN E PROTESTUESVE FUTJE E POLICISE PER TE ARRESTUAR PROTESTUES D M TH SHKALLEZIM DESKRIMINIMT POLITIK QE CON NE VLLA VRASJE SE NE NJE POPULL I VOGEL JEMI ASHTU SIC KA THENE EDHE JOHN BELUSHI QE TE GJITHE SHQIPETARET JANE KAZEN SHQIP KUSHURINJE DHe indiferentizmi I klasave te ULTA si PENCIONISTE te pa pune njerz me asistenca qesharake 50 euroshe ne muaj E BEN RILINDJEN E ED RAMES VERTETE NJE DIKTATURE E RE PER SHQIPETARET QE PER NJE SHUMICE EMIGRANTESH ESHTE NJELLOJ SIKUR PO NA MBYLLET DERA E SHTEPISE

    Përgjigju
  • emigranti: 02/07/2019 23:10

    PS ka marre me shume vota edhe kundrejt zgjedhjeve te 2017.Zedhenesja e KQZ krejtesisht e pa pergjegjeshme sepse nuk duhet te raportonte si numer te zgjedhesve nje numer qe i jepet nepermjet telefonit dhe per me teper jo shume kohe pas mbylljes se kutive te votimit,kjo shpejtesi ne llogaritje nuk ndodh as ne vende me sisteme te avancuara informacioni.Ky i ashtuquajtur gabim i pa qellimshem ne vetvete ishte plotesisht i qellimshem sepse u perdor nga opozita per te akuzuar PS se mbushi kutite pas mbylljes se votimit.Eshte e qarte se ky dizinformim dashakeq u orkestrua nga opozita dhe kreu i KQZ.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?