Në 3 bashki do të përsëriten zgjedhjet për kryetar, Klosi: Nuk u gjetën kandidatë të përshtatshëm

1 Korrik 2022, 19:10| Përditesimi: 1 Korrik 2022, 19:57

  • Share

 

Në bashkisë Has, Himarë dhe Roskovec, zgjedhjet për kryetar të PS-së do të përsëriten sërish. Sipas Blendi Klosit nuk u gjetën kandidatët që të përmbushnin kriteret.

‘Në bashkisë që unë përmenda në dy prej tyre u regjistrua procesi i dëgjesës publike, por cilësia e kandidatëve dhe ajo që përfaqësonin nuk i përmbushnin kushtet për të marrë një vendim të fundit në kryesi. Në korrik do të hapet sërish procesi për të zgjedhur kandidatët e rinj,. Kishte pjesëmarrja por nuk kishte kualitetin e nevojshëm.’- tha Klosi


Lajmi kryesor:

PS zgjedh drejtuesit lokalë, Veliaj konfirmohet sërish në krye të Tiranës! Ja kush janë të përzgjedhurit në të gjithë vendin! Në 3 bashki përsëritet gara


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?