Selia e PD

Në 29 korrik zgjedhjet për kryetarin e ri, nëser mblidhet kryesia e PD për miratimin e rregullores dhe emërimin e anëtarëve të Komisionit Zgjedhor

14 Qershor 2023, 10:53| Përditesimi: 14 Qershor 2023, 14:01

  • Share

Nesër do të mlbidhet kryesia e Partisë Demokratike për miratimin e rregullores dhe emërimin e anëtarëve të Komisionit Zgjedhor në kuadër të zgjedhjeve që pritet në 29 korrik për kryetarin e ri të partisë. Kërkesa për mbledhjen është bërë nga 7 anëtarë të kryesisë.

Tre pritet të jenë pikat kryesore të mbledhjes:

1- Miratimi i grupeve të punës për mbikqyrjen e procesit të evidentimit të listave të anëtarësisë në Degët e PDSh;

2- Miratimi i rregullores së brendshme “Mbi modalitetet e procesit zgjedhor për Kryetar të Partisë Demokratike”;

3- Plotësimi i vakancave dhe emërimi i anëtarëve të Komisionit Zgjedhor

Anëtarët Kërkues:

Taulant Zeneli

Endri Hasa

Gazmend Koduzi

Taulanda Jupi

Kreshnik Çollaku

Xhemal Gjunkshi

Gentian Gaba

Kujtojmë se së fundmi ka pasur sërish përplasje brenda PD-së, këtë herë mes kryesisë dhe grupit parlamentar të Partisë. Këta të fundit kanë prezantuar si platformë përbashkimi zgjedhjet fillimisht në bazë dhe grupe seksionesh e më pas zgjedhjet për kryetarin. Ndërsa anëtarët e kryesisë kanë caktuar datën për zgjedhjen e kryetarit të ri, 29 korrikun. Për këtë veprim, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi është shprehur se një grup brenda kryesisë, po përpiqet të marrë kompetencat e tij. Për këtë çështje, në një lidhje 'skype' për Report TV, Bardhi tha se nëse nuk do të respektohet statuti atëherë partia do të jetë sërish në ngërç. 

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?