Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç dhe kryeministri, Edi Rama

Në 27 shkurt mbahet në Podgoricë mbledhje e përbashkët mes dy qeverive Shqipëri-Mali i Zi! Prioritet projekti i ndërtimit të urës mbi lumin 'Buna'

14 Shkurt 2023, 19:31| Përditesimi: 14 Shkurt 2023, 21:52

  • Share

Në datën 27 shkurt do të mbahet mbledhja e përbashkët e dy qeverive, Shqipëri-Mali i zi.

Sipas burimeve për Report TV, mbledhja do të mbahet në Podgoricë, ndërsa kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij Dritan Abazovic do të diskutojnë projekte dhe çështje konkrete bashkëpunimi midis vendeve.

Kujtojmë që kjo është mbledhja e dytë që realizohet mes qeverive, ndërsa në takimin mes dy kryeministrave në Ohër  vitin e kaluar, është diskutuar për projektin e ndërtimit të përbashkët të urës mbi Bunë, edhe më datë 27 do të jetë prioritet dakortësia për realizimin e këtij projekti edhe në rrafshin financiar.

Synimi për ta kthyer lumin Buna në një atraksion turistik dhe hapsirë lundruese për jahtet dhe anijet do të diskutohet gjithashtu në këtë mbledhje duke paraqitur projekte konkrete nga të dyja palët.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?