Në 2025-2026 ulen përfituesit e ndihmës ekonomike, rritet punësimi dhe pagat për arsimin dhe shëndetësinë! Transport falas për nxënësit dhe mësuesit

9 Nëntor 2023, 16:27| Përditesimi: 10 Nëntor 2023, 19:25

  • Share

Numri I individëve që përfitojnë nga skema e ndihmës ekonomike për vitet 2025-2026 parashikohet të ulet me 500 familje, dhe pritet të jetë mesatarisht 64 000 përfitues në vit pasi synohet punësimi i anëtarëve të familjeve përfituese. Të dhënat janë përfshirë në prioritetet e ministrisë së Shëndetësisë që po diskutohet në komisiomnet parlamentare. Sipas draftit rreth 78.2 mld lekë do të  investohen në fushën e shëndetësisë, ndërsa për periudhën 2024-2026 parashikohet të shtohen seancat e trajtimit për pacientët që përfitojnë nga trajtimi me dializë, rritje e numrit të pacientëve që përfitojnë nga paketat e kardiokirurgjisë dhe kardiologjisë, mbështetje e politikës së rimbursimit të fishave të diabetit, financimi i shërbimit të kontrollit bazë mjekësor për të paktën 50% të numrit të shtetasve të moshës 35-70 vjeç. Ndër invsetimet e parashikuara për këtë periudhë përfshihen edhe disa rikonstruksione spitalesh.

Ministria e Arsimit për vitin 2024 do të ketë një buxhet prej 48.5 miliardë lekësh, shumë që është më e lartë se viti aktual që kishte një fond prej 47.1 miliard lekë. Sipas prioriteteve që shoqërojnë projektbuxhetin, ministria e Arsimit ka objektiv që nëpërmjet politikave të saj të shtojë numrin e nxënësve që ndjekin arsimin e mesëm publik nga 82% në vitin 2024 në 90% në vitin 2026, por synohet të rritet dhe frekuentimi I arsimit bazë. Në vitin 2026, 100% e shërbimit arsimor do të realizohet vetëm me një turn thuhet në prioritetet e ministrisë .

Mësuesit e arsimit Bazë, ata të Diasporës dhe mësuesit ndihmës për fëmijët me Aftësi të Kufizuar parashikohet që të trajnohen çdo vit.

Një pjesë e buxhetit do të shkoj gjithashtu për përfituesit e bursave financiare sa paga minimale i studentëve ekselentë si dhe ato që studiojnë në programe të përcaktuara prioritet kombëtar si dhe do të investohet për kërkimin shkencor.

Brenda vitit 2024 do të realizohet objektivi i vendosur për të arritur një nivel page mesatare prej 900 euro në muaj. Projektbuxheti parashikon rritjen e mëtejshme të pagave të mjekëve të përgjithshëm, infermierëve dhe punonjësve të tjerë shëndetësorë, mësuesve në arsimin parauniversitar. Efekti i përgjithshëm në buxhet për financimin e kësaj reforme madhore në sistemin e pagave kap vlerën 39 miliardë lekë”.

 

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?