Ekonomi

Në 2022 vendi do emetojnë eurobondin 500 mln €, Ministria e Financave: Koha e shlyerjes do jetë 7 deri në 10 vjet

8 Korrik 2021, 18:37| Përditesimi: 8 Korrik 2021, 18:46

  • Share

Shqipëria do të dalë në vitin 2022 në tregjet ndërkombëtare për të marrë një borxh të ri në vlerën e 500 milionë eurove. Eurobondi që pritet të emetohet në vitin e ardhshëm do të përdoret për të mbuluar nevojat e qeverisë, si për financimin e borxhit të kaluar ashtu edhe për nevojat që ka shkaktuar pandemia.

Në dokumentin e hartuar nga Ministria e Financave, ku kërkohet menaxheri që do të udhëheqë vendin në daljen në tregun e huaj, jepen edhe detaje mbi këtë eurobond, i cili do të ketë afat maturimi deri në 10 vite.

“Maturimi i konsideruar duhet të jetë nga 7 deri në 10 vjet, ndërsa shuma e emetuar do të jetë në rreth 500 milion dhe monedha e parashikuar është Euro”, thuhet në dokumentin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

Ky do të jetë eurobondi i 5 që vendi ynë do të marrë në tregjet e huaja, pasi deri më tani kemi marrë në tregjet e huaja 1.9 miliardë euro eurobonde. Në 2010 u emetua eurobondi 300 milionë euro me normë interesi 7.5%, në 2015 u mor borxh 450 milionë euro me normë 4.75%, në 2018 ishte i radhës 500 milionë euro me interes 3.5% dhe i fundit Eurobond u emetua  në qershor e kaluar në vlerën e 650 milionë eurove me afat maturimi 7 vjet dhe me normë interesi 3.50%.

EUROBONDET E EMETUARA

Viti              Vlera               Interesi

2010         300 mln €              7.5%

2015         450 mln €             4.75%

2018         500 mln €              3.5%

2020         650 mln €             3.50%

2022         500 mln €               ?

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?