Foto ilustruese

Në vitin 2022 tentoi të vrasë dy policë në Vlorë, arrestohet në Belgjikë 38-vjeçari shqiptar me 3 emra! Pritet ekstradimi i tij

31 Janar, 16:00| Përditesimi: 31 Janar, 16:20

  • Share

BELGJIKË- Një 38 vjeçar me 3 emra është arrestuar nga policia belge në Bruksel për llogari të autoriteteve shqiptare që e kishin shpallur në kërkim ndërkombëtar për atentatin e ndodhur në Vlorë në 2022-in, ku tentoi të vriste 2 policë.

Në pranga ka rënë, Diego Haxhiraj alias Teki Hanaj alias Diego Hanaj i cili në shtator të vitit 2022 qëlloi me armë zjarri ndaj automjetit ku udhëtonin 2 efektivët, Angjelo Breshani, polic i patrullës Vlorë e Nako Mehmetaj polic kufitar në Sarandë.

Në momentin kur u ndalua nga policia belge, 38 vjeçari është prezantuar me identitet tjetër dhe gjatë kontrollit iu gjet edhe një thikë.

Pas arrestimit në Belgjikë pritet ekstradimi i tij drejt Shqipërisë, ku gjykata e Vlorës i ka caktuar ‘arrest me burg’ për vrasje të mbetur në tentativë ndaj 2 policëve të cilët ishin jashtë orarit të shërbimit. Dyshohet se në makinë me 38 vjeçarin ka qenë edhe një person tjetër, ende i paidentifikuar.

Kujtojmë se në dëshminë e dhënë në polici 2 efektivët thanë se nuk kishin asnjë dijeni mbi ngjarjen dhe hodhën aludimet se në momentin që kanë parakaluar automjetin ku udhëtonte 38 vjeçari, ky i fundit mund të ketë menduar se po i kryhet atentat.

Diego Haxhiraj ka precedentë të mëparshëm penalë në fushën e narkotikëve. Ndaj tij është bërë një atentat, ku ka shpëtuar pa asnjë lëndim.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 01/02/2024 01:08

    Police frikacake! Ju vertete ishit jashte sherbimit( dhe nuk qartesohet ketu nese ishit ne makine policie,apo civile) dhe ky /Diegoja/ nga /Kolumbia shqiptare/ mund te jete ngateruar,ose jo kur qelloi,por ama u qelloi e u plagosi me plumba,jo me gurraleca.Akuza qendron dhe mos ja beni jeten me te lehte,se heren tjetr nuk ka per te ngaterruar shenjester!

    Përgjigju
  • Iku benzi: 31/01/2024 22:55

    Po tani si i bie qe polici do kthej benzin ml mbrapsh? Te drejt ka duhej ndonje me e shtrenjt

    Përgjigju
  • Qwert: 31/01/2024 18:45

    Cudi policave ne vlore u pallohen shum grat ...bam bam ata e din dhe kenaqen qe i tradhetojn grat ndofta e kan mendjen tek gjobat e makinave..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?