Në 20 vite u regjistruan mbi 27 mijë aksidente, duke plagosur mbi 30 mijë persona

11 Shkurt 2021, 15:45| Përditesimi: 11 Shkurt 2021, 16:34

  • Share

Numri i viktimave viteve të fundit nga aksidentet është ulur por numri i të plagosurve dhe të gjymtuarve është shtuar ndjeshëm. Në 20 vite janë regjistruar në total mbi 27 mijë aksidente, të cilat kanë prodhuar më shumë se 30 mijë të plagosur.

Në pamjet që Report TV ka siguruar shikohet mjeti tip “Renault” më targa të huaja, i cili përplaset me betonin anësor të trotuarit dhe përfundon përmbys. Aksidenti ndodhi në Kamzës, dhe për fat të mirë, drejtuesi i mjetit pësoi dëme, por në afërsi ka rrezikuar një qytetar. Siç shihet në pamje, i moshuari shpëtoi mrekullisht pa u goditur

Aksidentet rrugore kanë qenë problem shqetësues në këtë fillim viti. Vetëm në muajin janar u regjistruan 130 të tillë, me  24 viktima dhe 159 persona të plagosur.

Megjithatë në 20 vitet e fundit, numri i viktimave ka pësuar ulje nga përplasjet. Por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për personat e plagosur. Nga 1 janari 2001 deri në 31 dhjetor 2020 janë regjistruar në total 27438 aksidente. Por, ajo që bie në sy është krahasimi midis dy dekadave. Nga viti 2011 deri në 2020 janë regjistruar gati dy herë më shumë aksidente rrugore se vitet 2001-2010. Konkretisht në dekadën e parë janë 9251 aksidente rrugore dhe në të dytën 18187.

Shifrat janë të frikshme edhe për sa i përket të plagosurve si pasojë e përplasjeve të mjeteve.

Në 20 vite janë regjistruar në total 31104 të plagosur. Edhe tek të plagosurit bie në sy se nga viti 2011 deri në 2020-ën prevalenca e të dëmtuarve është shumë më e lartë se në vitet 2001-2010.

Përkatësisht dekada e parë ka regjistruar 9233 të plagosur në aksidentet rrugore, ndërsa dekada e dytë 21871, më shumë se sa dyfishi.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • xxx: 11/02/2021 18:11

    Policia rrugore duhet te marri masa per shoferet problematik qe nuk zbatojne rregullat e qarkullimit mbasi keto aksidente do jene te vazhdueshme

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?