Kronikë

Në 18:00 për 1/8 e Euro 2020 Çekia sfidon Holandën! 'Tulipanët' favoritë duan çerekfinalen me Danimarkën

27 Qershor 2021, 11:46| Përditesimi: 27 Qershor 2021, 13:06

  • Share

 

Holanda shihet si favoritja e madhe ndaj Çekisë për të siguruar një biletë për në çerekfinale të EURO 2020, ku do të gjente Danimarkën. Tulipanët nuk duhet të gabojnë në Budapest në ndeshjen që nis në orën 18:00 për t’i dhënë vazhdimësi ëndrrës dhe rezultateve të mira që morën në grup me 3 fitore dhe tetë gola të shënuar. Depay e kapiteni Wijnaldum janë një garanci për skuadrën ashtu si edhe dyshja e mbrojtjes De Ligt-De Vrij.Trajneri Frank de Boer shikon larg dhe thotë se Holanda e tij nuk do thjesht të arrijë në finale por të fitojë trofeun. Rivalët e sotëm i cilëson një skuadër shumë të mirë dhe e mbyll duke thënë se për të mundur çekët Holanda duhet të jetë në top formë. Nga këmbët e De Jong pritet që të nisë gjithë inspirimi i tulipanëve edhe në këtë sfidë.

Tek Çekia e dinë shumë mirë që kanë përballë një rival shumë të fortë. Trajneri i çekëve thotë se për të mundur Holandën duhet të japësh 150% në fushë. Çekia u kualifikua si e treta e grupit D falë edhe një super forme të sulmuesit Patrick Schick. Holanda do të përballet nga formacioni më i mirë i çekëve që nëse do kualifikoheshin do realizonin një arritje të madhe.


Lajmi kryesor:

Euro 2020 merr 'flakë', sot për 1/8 luhet Belgjikë-Portugali! Sfidohen Lukaku-Ronaldo, Italia pret të njihet me rivalët! Holanda sfidon 'pengesën' Çeki për Danimarkën


K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?