Ilir Meta dhe Shkrimtari Gjergj Fishta

Në 151 vjetorin e lindjes së At Gjergj Fishtës, Meta ndan poezinë e tij në rrjetet sociale: Disa vargje zemre dedikuar Atdheut

23 Tetor 2022, 12:36| Përditesimi: 23 Tetor 2022, 12:42

  • Share

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ndarë në rrjetet sociale disa vargje të Gjergj Fishës.

Në 151-vjetorin e lindjes së shkrimtarit të njohur, Meta ka ndarë disa vargje kushtuar atdheut.

“Të dashur miq, sot në 151-vjetorin e lindjes së At Gjergj Fishtës dëshiroj të ndaj me ju disa vargje zemre dedikuar Atdheut”, shkruan Ilir Meta.

Poezia e ndarë në profilin e tij në Facebook

Por nji fushe ma e bleret nuk shtrohet

Por nji mal ma bukur s’rri,

Ma i kulluet nji lum s’dikohet

Moj Shqypni, porsi i ke ti.

N’ty ma i bukur lulzon Prielli,

Jane ma t’kandshme stine e mot;

N’ty bylbyli pa le dielli

Kndon ma ambel t’Madhit Zot.

Pa ty lules s’m’i vjen era,

Pa ty pema fryt nuk m’bjen:

Mue pa ty nuk m’del prendvera,

Pa ty dielli nuk m’shkelxen.

Dersa t’mundem me ligjrue

E sa gjall me fryme un jam,

Kurr Shqypni, s’kam me t’harrue,

Edhe n’vorr me t’permende kam.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • UKU MOMLIT: 23/10/2022 13:43

    Nuk ta mohon kurkush atdhedashurine tende,por asaj i ben hije korrupsioni yt madhor,vjedhja e floririt ne Krrabe ,vrasjet dhe mbi te gjitha lakmia jote per pushtet e pasuri e cila te ka hedhur ne greminen nga ku ske per te dale me kurre. Urimi i popullit shqiptar per ty dhe tere klasen politike shqiptare 32 vjeçare eshte nje "VDEKJE E BARDHË" sa me e shpejtë.

    Përgjigju
  • Fadili: 23/10/2022 13:30

    Ti vetem atdhe nuk njeh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?