Në 12 mars vendimi për ’21 janarin’, Beqiri zbulon çfarë do trajtohet në Gjykatën e Lartë: Dosja duhet hetuar nga SPAK, kemi të bëjmë me krim shtetëror

27 Shkurt, 18:24| Përditesimi: 27 Shkurt, 20:48

  • Share

Avokati Idajet Beqiri nëpërmjet një lidhje skype për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv zbuloi se çfarë do të trajtohet në Gjykatën e Lartë në seancën e 12 marsit mbi dosjen e vrasjes së protestuesve në 21 janar, 2011.

Beqiri theksoi se Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë do të dëgjojë pretendimet e tij, si avokat i familjes së Aleks Nikës që kërkon që kjo çështje të hetohet nga SPAK dhe nga ana tjetër do dëgjojë argumentet e përfaqësuesve të SPAK që çështjen ia transferuan prokurorisë së Rrethit të Tiranës.  

“Gjykata me gjykimin që i bëri sot, kanë dalë hapur dhe thonë se ka një problem që duhet zgjidhur domosdo duke i dëgjuar të dyja palët. Do dëgjojë SPAK-un pse ia coi prokurorisë së Tiranës çështjen, do na dëgjojë edhe ne që do themi pse duhet ta marrë SPAK-u çështjen. Në 12 mars do kemi një gjykim në Kolegjin Penal të Gjykatës së Lartë dhe atje do japim pretendimet tona lidhur me rekursin që kemi bërë në Gjykatën e Lartë”- u shpreh Beqiri.

I bindur se në 21 janar kemi të bëjmë me një krim shtetëror ku është i përfshirë vetë ish-kryeministri Sali Berisha që urdhëroi të hapej zjarr ndaj protestuesve, avokati u shpreh se gjithçka u bë për mbajtjen e pushtetit me dhunë.

“Kemi të bëjmë me një krim shtetëror, u bë për motivin e vetëm që të mbahej me dhunë pushteti. Megjithëse ishin vjedhur votat dhe populli kërkonte hapjen e kutive të votimit dhe më cështjen e videos ku ish.zv kryeministri u kap me presh në duar duke marrë 700 mijë euro korrupsion të jepnin llogari. Për këtë shkak u urdhërua vrasja e 4 protestuesve me qëllim që t’i trembnin qytetarët e të mos dilnin më në protesta dhe të mbahej pushteti në këtë formë”- shtoi Beqiri.

Më tej avokati duke përmendur dispozitat e Kodit Penal për raste të tilla tha se për vrasje shtetërore, parashikohet dënimi me burgim të përjetshëm.

“Kërkojmë që këta urdhërues, ish-kryeministri dhe ish-ministri i Brendshëm të gjykohen. Qëndrimi i ish-ministrit të Brendshëm... nuk ka mbajtur një pozicion të caktuar se kush e dha urdhërin për vrasjet e protestuesve. Janë vrasje shtetëore, vrasje të tilla për të mbajtur pushtetin me dhunë kemi të bëjmë me nenin 79 të kodit penal, i cili parashikon dënimin me burgim të përjetshëm”- nënvizoi avokati.

vendimin e gjykatës së Strasburgut në 14 nëntor të vitit 2023, bëhet thirrje për rihetim dhe dënimin e personave përgjegjës për krimin shtetëror të 21 janarit 2011. Nëse Gjykata e Lartë pranon ankimin e Idajet Beqirit i cili kërkon që SPAK-u të marrë në dorë hetimet për 21 janarin, Prokuroria e Posaçme do duhet të zbardhë akuzat ndaj zyrtarëve më të lartë të qeverisë shqiptare asokohe që drejtohej nga Sali Berisha.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • T LALA: 27/02/2024 19:43

    Ore Sali Berisha sa të jet gjall nuk futetet në burg. Se të gjith drejtësia në Shqipri jan qenef publik.

    Përgjigju
  • KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 27/02/2024 19:38

    Sali Sheqere Bajga duhet sa më shpejt të futetet në biruc, ky wc e qelbur publike.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?