Blediana Nika dhe Sindis Kopliku

Kronikë

Ndyshime në zyrën e Arsimit në Shkodër, ikën Blediana Nika, emërohet Sindis Kopliku

16 Qershor 2021, 14:51| Përditesimi: 16 Qershor 2021, 14:56

  • Share

Zyra Vendore Arsimore në Shkodër, do të ketë që sot drejtuesen e re të këtij institucioni. Gazetari Ergys Kavaja bën me dije se përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, kanë emëruar këtë të mërkurë në krye të këtij institucioni Sindis Koplikun.

Kopliku zëvëndëson në këtë institucion Blediana Nikën. Kopliku, ëmërohet në këtë institucion pas një eksperience disa vjeçare në arsimin parauniversitar ndërkohë që së fundmi ka punuar pranë Zyrës së Punës në Shkodër.

ZVA, është institucioni i radhës që i nënshtrohet ndryshimeve pas Kadastrës, Drejtorisë së Tatimeve dhe Drejtorisë së Transportit Rrugore.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?